Aktivitetin trajnues me temë: “Integriteti dhe Kodi i Etikës Gjyqësore”

Shkolla e Magjistraturës zhvillon në datat 28, 30 Tetor 2024 dhe në datë 4 Nëntor 2024, me grupe të ndryshme pjesëmarrësish aktivitetin trajnues me temë: Integriteti dhe Kodi i Etikës Gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës. 

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Arben Isaraj ; Elena Pelushi 

Lehtësuese: Irena Plaku   

Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja, aftësimi dhe respektimi i gjyqtarit me dhe për: Integritetin si ruajtja e standardeve të larta etike dhe morale në ushtrimin e detyrës gjyqësore. Integritet është thelbësor për të garantuar besimin e publikut në drejtësi dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Ai përfshin ndershmërinë, pavarësinë, paanshmërinë, dhe përkushtimin ndaj të vërtetës dhe ligjit, duke shmangur çdo lloj konflikti interesi, ndikimi të paligjshëm ose presioni nga jashtë.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  1. Integriteti dhe dinjiteti gjyqësor: Çfarë është integriteti, dinjiteti, ndershmëria dhe drejtësia njerëzore? Çfarë është integriteti dhe dinjiteti gjyqësor? Disa raste të shkeljes së  integritetit dhe dinjitetit të një gjyqtari. 
  2. Integriteti si parim thelbësor i funksionit të magjistratit në këndvështrimin e standarteve ndërkombëtare, me fokus Parimet e Bangalores. 

 

  1. Parimet e Bangalores dhe standartet e etikës dhe rregullave të sjelljes së gjyqtarit dhe prokurorit në Shqipëri. Përfshirja e tyre në vendimmarrjet e organeve disiplinore KLGJ, KLP, KPA. Vendime të  GJEDNJ. 

 

Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.